Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbytet një pushues në plazhën e madhe të Ulqinit

Një 58 vjeçar është mbytur sot në plazhin e madhe të Ulqinit.

Siç raporton rtcg ekipi i urgjencës nuk kishte arritur ta shpëtonte qytetarin nga Tutini.

“Supozohet se arsyeja e mbytjes është rrymat e forta detare. Ka dallgë të mëdha, dhe edhe pse ka një flamur të kuq për shkak të rrezikut që fshihet në det, njerëzit sërish po lahen. Dhe kështu po shohim përfundime tragjike. Ne vendasit nuk kemi hyrë me ditë në det sepse e dimë se sa mund të jetë e rrezikshme, kur rrymat janë kaq të forta”, tha Sead P. nga Ulqini, i cili ndodhej në vendngjarje.