Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Dikush ka spiunu” – Klinaku tregon për dyshimet e Agim Ramadanit gjatë organizimit për luftë

 
   

Istref Klinaku ka treguar se si Agim Ramadani kishte dyshuar se ishte “spiunuar” në lidhje me përgatitjet për sulm në Burgun e Dubravës.

Fillimisht Agim Ramadani kishte bërë planin për ta sulmuar burgun por pak muaj më vonë ishte marrë vendim që të burgosurit të transferoheshin diku tjetër.

“Pas disa ditësh që erdhi në Tiranë, lajmet u dhanë që të burgosurit e Dubravës janë tërhekë nga Dubrava dhe janë zhvendos. Agimi po më thirr në telefon, më tha a i dëgjove lajmet, më tha dikush ka shpiunu.

I thash nuk përjashtohet kjo mundësi, për Zvicërr vetëm mua më ke lënë me atë informacion andej në Tiranë ke fol me disa njerëz, i thash në Tiranë ka gjithçka ku me ditë. I thash duhet të hetohet kjo punë, por mos e përjashto mundësinë që Serbia i ka larguar të burgosurit për arsye të veta, por ne duhet ta hulumtojmë”, tha ai.