Politikani opozitar Dragan Gjilas në një intervistë për Deutche Welle ka thënë se Aleksandar Vuçiq kontrollon gjithçka në Kosovë.
Sipas tij, në Serbi nuk do të gjendet kurrë një politikan që do ta njihte Kosovën.
Sipas Gjilas, presidenti i Serbisë, Vuçiq, në Serbi paraqitet si një politikan i fortë që mund të merret vesh me këdo, ndërsa jashtë vendit “luan i pafajshëm”.
“Dhe e vërteta është, thotë Gjilas, se në dhjetë vitet e fundit, Vuçiq pranoi shumë nga ato që kërkonte Perëndimi në lidhje me Kosovën, policia serbe u tërhoq nga veriu i Kosovës. Gjyqtarët serbë janë bërë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës”.
Gjilas raporton se Vuçiq kontrollon gjithçka në veri të Kosovës – njëqind për qind.
“Pra, edhe partia serbe që jep taktin në veri?”, pyeti gazetari dhe përgjigja ishte: “Sigurisht! Të gjithë duhet të votojnë për atë parti dhe opozita nuk ka asnjë shans. Kur vizitoj Veriun, nuk kalon shumë kohë derisa të shfaqet dikush që dëshiron të më rrahë. Por, sinqerisht, mendoj se shqiptarët dhe serbët mund të bisedojnë me njëri-tjetrin”.
Sipas tij, në Serbi nuk do të gjeni një politikan që do ta njihte Kosovën.
“Meqë ra fjala, askush nuk e kërkon këtë nga ne. Edhe pesë vende të BE-së nuk e njohin Kosovën”.