Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Aktgjykimi për Ligjin për Zyrtarët Publik, Gashi: Pushteti sot e mori edhe një karton të kuq nga Kushtetuesja

 
   

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese shpalli Aktgjykimin për Ligjin për Zyrtarët Publik, pas kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë nga deputetët e kësaj partie dhe ata të PDK-së.

Gashi ka thënë se me Aktgjykimin e Kushtetueses “lufta e pushtetit për pushtet pa kufi sot e mori edhe një karton të kuq nga Gjykata Kushtetuese.”.

“Sot, fitoi ligjshmëria, fitoi kushtetutshmëria. Humbi mundësia e kapjes së radhës, humbi beteja kundër zyrtarëve publikë. Humbi mendësia shkatërruese – antikushtetuese.

Gjykata e rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publikë: Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Gashi.