Gjatë ditës është bërë me dije se Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar të pranueshme kërkesat e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Në lidhje me këtë ka zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ku sipas saj, partia e kryeministrit, Albin Kurti, do të hyjë në histori sa i përket shkeljes së Kushtetutës.
“Partia e Albin Kurtit, do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutës. Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik.
Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike.
Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë.
Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!”, ka shkruar Halimi në Favebook.