Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Kurti iu ka kthyer rrënimit të çdo arritjeje, e futi Kosovën nën sanksione

 
   

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin për rrënimin e raporteve me aleatët strategjikë të Kosovës nga qeveria Kurti.

Haradinaj duke folur për mundësinë që Kurti e kishte në qeverisje, falë numrit shumë të madh të votave, theksoi se:

“Ka ndodh e kundërta. Qeveria dhe Kurti, ju ka kthyer rrënimit. Jo vetëm që nuk e krijoi atë që s’ishte krijuar deri tash, nuk e sjelli një shpresë një perspektivë, një mundësi, përkundrazi është kthyer në rrënim të asaj që është ndërtuar mbi dekada”.

Haradinaj ka shtuar se më tragjikja është rrënimi i raporteve me aleatët e sigurisë, apo kthimi i Kosovës nga e privilegjuar, në të ndëshkuar.