Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mrekulli në autostradë/ Gruaja sjell në jetë foshnjën, veprimi heroik i babit që i shpëtoi jetën

Një mrekulli ka ndodhur në Austri, teksa një grua ka arritur të sjellë në jetë të shëndetshëm një foshnjë, në mes të autostradës.

Mësohet se burrë ndihmoi bashkëshorten e tij të lindte djalin e tyre, në një nga autostradat më të ngarkuara të Austrisë, teksa në telefon konsultohej me mjekët.

“Gruaja ime po lind fëmijën tonë në Tangente, koka tashmë ka dalë jashtë”, tha ai në thirrjen e urgjencës të marrë nga mjekët e ndihmës, të martën në mbrëmje, ndërsa ishte në autostradën A23 në Vjenë.

Pas lindjes, babai i ri e lidhi kordonin e kërthizës së foshnjës me një lidhëse këpucësh, dhe kjo ishte ndërhyrja që i shpëtoi jetën. Nëna dhe djali i saj, Niklas nuk kishin nevojë për ndihmë, kur mjekët mbërritën.

”Të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha një zëdhënës i shërbimeve të shpëtimit.