Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Diplomati serb: Amerika në shtator përgatit presion të madh ndaj Kosovës e Serbisë

Së bashku me BE duket se edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është në pushim vjetor deri në fillim të shtatorit, nuk ka takime, konsultime por ka probleme në veri për serbët, por a mund pritet rikthim në shtator? Si duket kjo mund të ndodhë, shkruan “Blic” transmeton “Bota sot”.

Situata në veri është e tillë që mungojnë  artikujt themelor dhe ka gjithnjë më pak prodhime serbe, furnizim me barna është i pasigurt, për shkak ndalimit të hyrjes së mallrave serbe në Kosovë – që është hap tjetër i njëanshëm i Kurtit, shkruan “Blic”, duke shtuar se sipas informatave deri me 1 shtator grupi punues duhet të përfundoj procesi i ndërrimit të kryetarëve, si hap de-eskalimi të situatës?

Kjo nuk do ishte befasi nëse merret parasysh deklarata e Eskobar se “ShBA dhe BE duan përparim të madh gjatë këtij viti”, po ashtu deklarata e Hovenier që foli për prioritetet e ShBA-ve në Kosovë.

“Duam të shohim dy gjëra, de-eskalimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit. Për Kosovën është me rëndësi urgjente biseda me serbët lokal që të jenë pjesë e procesit, ndërsa Serbia duhet të merret me obligimet që ka në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare”.

Muajin që vjen përgatitet ofensiva diplomatike që Prishtina të formoj grup pun ues që nga 1 shtatori të përgatis procedurën e ndërrimit të kryetarëve në komunat veriore.

Për shkak kësaj, sigurisht perëndimi në shtator do punoj në de-eskalim t situatës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, në të cilën thirren vazhdimisht.

Diplomati Zoran Milivojeviç thotë se për diplomatët perëndimor nuk ka pushim, posaçërisht për ata amerikan “Nga deklarata e Hovenier shihet se ShBA mban në agjendë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kjo në kohën e intensifikimit të raporteve serbe-amerikane, por Hovenier definitiv hoqi dilemën e ndryshimit të politikës dhe qëndrimit amerikan rreth Kosovës. Kjo për shkak iluzioneve tona se veriu mund të merr sovranitet”, tha ai.

Sipas tij ShBA përgatisin presion edhe më të madh në shtator ndaj dy palëve “ShBA insistojnë në de-eskalim në veri dhe normalizim të raporteve mes Kosovës edhe Serbisë si dy shtete sovrane. Platforma e marrëveshjes së Ohrit praktikisht konfirmon shtetësinë e Kosovës përmes pranimit të pavarësisë, andaj vjeshta do të jetë dinamike sepse perëndimit i përfundon koha e edhe ShBA-ve, ato duan zgjidhje para zgjedhjeve evropiane e amerikane”.

Ballkani perëndimor është sfera që ShBA konsideron se bënë pjesë në interesin perëndimor.

“Sa i përket Prishtinës, afati është që deri 1 shtator të ndërrohen kryetarët e të hapet mundësi de-eskalimi, kjo pas presionit amerikan, andaj priten hapa dhe krijim kushteve për de-eskalim dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Beogradi do përballet me presione, drejtimi kryesor do jetë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje që do përsëriten. Serbia nuk ka kusht pët ndryshim qëndrimi, Beogradi është për dialog, por jo pikat e marrëveshjes së Ohrit që de facto dp thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Në fund të fundit, Serbia nuk e konsideron marrëveshjen e Ohrit obliguese, pasi thotë se së pari duhet zbatohet marrëveshja e Brukselit për asociacionin”, thotë Milivojeviç.

Për serbët në Kosovë de-eskalimi do thotë largimin e policisë dhe kryetarëve dhe lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar “Serbët nuk duan zgjedhje nën kushtet e diktuara nga Prishtina, ata së pari duan asociacion, sepse e konsiderojnë garanci për ekzistencë, ndërsa Serbia përkundër presioneve do kërkoj zbatim të rezolutës 1244 dhe drejtës ndërkombëtare.”