“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë personat që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
10. Luiz Ejlli, një nga protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, është në vendin e fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 3 mijë ndjekës.
9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu nga 579 mijë ndjekës në 577 K.
8. Dea Mishel Hoxha vazhdon gjithashtu që të humbasë ndjekës. Njësoj si java e kaluar ajo ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”.
7. Në vend të shtatë renditet Jori Delli. Ajo është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që transmetohet çdo të diel në Top Channel. Këtë javë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës, njësoj si java e kaluar.