Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Bëjnë turizëm edhe në burg”- Berisha nxjerr foton e Saimir Tahirit dhe “Eskobarit të Ballkanit” duke drekuar: Ngrenë dolli për shëndetin e kapos

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur ka qenë në burg.

Në foto shihet Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë.

Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.

Berisha shkruan se këta persona, ngrenë dolli për kapon e tyre, që siç shkruan ai i bëri sheikët e vendit më të varfër në Evropë.

“Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë”, shkruan Berisha.