Nënkoloneli i FSK-së, Bexhet Shala, ka arritur sot që në plazhet e Shëngjinit t’i shpëtojë nënë e bij nga mbytja.
Shala në një intervistë për “Info Magazine” tregoi në detaje se s’i ka rrjedhur ngjarja, duke thënë se derisa ishte duke u larë, ka vërejtur dy persona që po rrezikoheshin nga mbytja.
“Në një distancë prej 70 metra kam bërë një not të tipit sprint dhe kam arritur tek vendi i ngjarjes ku po ndodhte situata”.
“Kontaktin e parë kur kam arritur e kam bërë me vajzën dhe vazhdimisht komunikoja me ta pasi vazhdimisht qëndronte mbi kokën e nënës së saj, pasi nëna e saj pothuajse ishte dorëzuar dhe po qëndronte në thellësi të ujit në pamundësi për të dalë jashtë”, tha Shala.
Tutje, Shala tha se për ta nxjerr nënën e vajzës nga balta që kishte ngecur në thellësi të detit i janë dashur tri tentime.
“Kam bërë tentime që ta tërheq nënën e saj, por tentimi i parë ishte i pamundur sepse ajo ishte ngulitur në një thellësi të detit që ishte në një lloj balte dhe ishte e pamundur që të nxirrej në tentimin e parë. Edhe tentimi i dytë ka qenë i pamundur”.
“Ndërsa, në tentimin e tretë, iu kam lutur Zotit të më jap forcë, dhe kur kam arritur që t’i pozicionoj duart në krahët e saj, pas këtij tentimi kam vërejtur se ajo po fillonte të dilte nga uji”, tha ai.