Dënimi maksimal ndaj një të akuzuari për vrasje të rëndë, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës, është burgimi i përjetshëm.
Por, ky dënim që në Kosovë u shqiptua disa herë, asnjëherë nuk e morri një vulë përfunditmare nga gjykatat e vendit.
Gjykatat Themelore në Kosovë, kishin shqiptuar këtë dënim në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Armanda Aliut, Valbona Markut, Sabile Mavroqanit e në rastin e vrasjes së Jetmir Aliut.
Por, në të gjitha këto raste, dënimet me burgim të përjetshëm u ulën ose u prishën nga gjykatat më të lartah, çka konfirmohet edhe nga Këshilli Gjyqësorë.
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se shpresojnë se një praktikë e njëjtë sikurse në rastet e tjera nuk do të ndodhë edhe tek rasti i Marigona Osmanit.
“Nuk dua të besoj dhe nuk do të duhej të ndodhte që ndoshta edhe për shkelje të caktuara procedurale sic ka ndodhur në të kaluarën që një rast në të cilin është shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm është kthyer në rigjykim dhe rivendosje, pa marr parasysh dënimit të shqiptuar në secilin rast, rigjykimi krijon probleme në kuptim të trajtimit të rasteve, për shkak se e zvarrit rastin dhe në gjykimet e reja janë plag të reja për familjen”, ka thënë Gzim Shala.
Në anën tjetër avokati Florim Shefqeti thotë se dënimet në rastet e vrasjeve duhet të jenë më të ashpra, në mënyrë që të sensibilizohet shoqëria, derisa tregon arsyet se pse rastet e burgimit të pëjetshëm, nuk marrin formën e prerë.
“Ky kthim i madh i lëndëve duhet të jetë një sinjal për prokurorinë dhe gjykatën që gjendja faktitke të vërtetohet në tërsi por që tek tipi i sistemit tonë akuzator barrën e provës e bartë organi i akuzës respektivisht prokuroria”, ka thënë Sheqeti.
Kryesisht dënimet me burgim të përjetshëm, në disa raste u ulën nga Gjykata e Apelit ose ajo e Supremes, në 25 vite.
Së fundmi, Gjykata Supreme ka liruar nga të gjitha akuzat Naser Pajazitajn, i cili ishte i dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, nën akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt./dukagjini