Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kryetari i Gastronomëve për vrasjen në “Bon Vivant”: Ligji të funksionojë se mangupat po enden të lirë

Të premtën pas mesnates u dëgjuan të shtëna armësh pas një përleshje në lokalin e natës “Bon Vivant” në kryqytet, ku për pasojë mbeti një person i vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili së pari u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tashmë të ndjerit Kastriot Ramadanit.

Kllokoqi tha se me këto lloj problemesh lokalet e Prishtinës përballen që nga paslufta, ku sipas tij qëllimi i “mangupave dhe komandantëve” është të garojnë se cili prej tyre bën më shumë probleme.

“Është hera e shumtë me radhë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve, jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qerojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre”.

Problemet që i kemi prej pasluftë në Prishtinë (sidomos) kanë qenë se cili mangup ose ‘komandant’ po bën probleme më shumë edhe ku?”, thuhet në reagimin e tij.

Ai ka apeluar që Gjykatat ta kryejnë punën e tyre më përpikëri në mënyrë që këta njerëz ta marrin dënimin e merituar dhe jo të enden të lirë në vend.

“Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji për Armëmbajtje pa leje me qenë prioritet, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në Kosovë”, shkroi ai në Facebook.