Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Deputetja e PDK: Qeveria Kurti, më e korruptuar që ka pasur Kosova

 
   

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka adresuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo ka vlerësuar se afera e vajit dhe ajo e grurit tregojnë se kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova deri me tani.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të lejojë heshtjen e aferave të Qeverisë që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ajo ka deklaruar se këto afera do të mbyllen vetëm kur ata që janë të përfshirë në to do të japin përgjegjësi.

Musliu-Shoshi ka vlerësuar se këto afera tregojnë se Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Sipas saj, paditë e pushtetit ndaj mediave janë vetëm përpjekje për të larguar vëmendjen nga aferat e publikuara.

Deputetja e PDK-së ka vlerësuar se ajo që është trumbetuar si “qeveri e shpresës” është shndërruar në qeveri të mashtrimit, korrupsionit dhe skandaleve.