Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka ngushëlluar homologun e saj sllovene, Natasha Pirc Musar, për viktimat nga përmbytjet.
Ajo përmes një shkrimi në Twitter tha se Kosovë është e gatshme t’i ofrojë ndihmë.
“Ngushëllime të sinqerta presidentes Natasha Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut.
Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë”, ka shkruar Osmani.