Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e mëdha të shiut në Slloveni dhe Austri.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri.
Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti.