![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/presidentja-osmani-viziton-kompanine-frutti-ne-qytetin-e-prizrenit_64ce9832082f8.jpeg?resize=850%2C566&ssl=1)
Presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur që ka qenë në vizitë në qytetin e Prizrenit ku ka vizituar edhe kompaninë “Frutti”.
Presidentja Osmani gjatë vizitës se saj u prit nga ndërrmarrësja e kompanisë “Frutti”, Rina Malsori, ku biseduan më shumë rreth suksesit të punës së saj, ku kompania “Frutti”, numëron diku rreth 200 punëtor dhe ka 6 linja prodhuese që eksporton kudo në Evropë.
Shkrimi i plotë:
Sot në Prizren në vizitë tek ndërmarrësja Rina Malsori, e cila udhëheqë kompaninë “Frutti”.
Nga uji💦 i maleve të Sharrit🗻 e deri te lëngjet nga frutat e kultivuara 🧃, gjindet rrëfimi i suksesit të punës së saj.
Një histori tejet frymëzuese e kësaj kompanie e cila numëron 200 punëtorë dhe ka 6 linja prodhuese me teknologjinë më bashkëkohore, që eksporton kudo në Evropë.