Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sherri i dhunshëm në Lezhë/ Arrestohen të 3 personat, 37-vjeçari tentoi t’i shtypë me makinë, më pas…

Kanë rënë ditën e sotme në pranga 3 personat që u përfshinë në një konflikt mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Policia ka arrestuar dy punonjësit e karburantit dhe shtetasin nga Kosova, të cilët pas një konflikti të çastit u përleshën me njëri tjetrin. Sipas uniformave blu, ka qenë pikërisht 37-vjeçari nga Kosova ai që i ka goditur fillimisht dhe më pas ka tentuar t’i përplasë me automjetin e tij.

Më pas dy punonjësit e karburantit e kanë dhunuar atë, duke bërë që ai të përfundonte në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”. N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se: Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar. Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.