Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti e ka emëruar zv.Ministër një serb pjesëmarrës në luftën e Kosovës – çfarë thotë Radomiroviq

Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Por ai e ka pranuar se ka qenë pjesë e lufttës së Kosovës, por thotë se nuk ka marrë pjesë në operacione luftarake.

”Po kam qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë…por skam marrë pjesë në operacione luftarake”, ka thënë Radoica Radomiroviq për Nacionalen, pyetur rreth këtyre informacioneve. Zëvendës Ministri serb i emëruar nga Kryeministri Kurti, thotë se gjatë viteve 1998-1999 “kam punuar si civil në administratë në Kazermë në Mitrovicë” duke e mohuar të ketë marrë pjesë në operacione luftarake“, ka thënë ai për Nacionalen.

“Kam paguar mëditjet e rezervistëve”, na thotë ai, dhe shton se gjatë kohës sa po ndodhnin luftimet në Kosovës “kam qëndruar në Starom Trgu në Tunelin e Parë” në Mitrovicë. Radoica Radomorivoq na thotë se për këto pohime të tij “kam të gjithë dokumentacionin e nevojshëm” për ta dëshmuar“, ka vazhduar ai.

Ai ka thënë se ka qenë pjesëmarrës në të gjitha luftërat ballkanike të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, përfshirë atë në Kroaci dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

“Po. Jam pjesëmarrës në të gjitha luftat në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë më 1991-1992 (më pak se dhjetë muaj). Kam shërbyer si ushtar në JNA (Jugoslovenska narodna armija). Në ato luftëra fatkeqe ka pasur kroatë, myslimanë, por edhe shqiptarë e maqedonë në Pançevë në barrakadat e njësive speciale të JNA-së. Miku im i luftës, shqiptar nga Podujeva, Gëzim Mhemeti e pati humbur dorën në atë luftë. Kurrë s’e kam parë më, herën e fundit që e pash ishte në spital në Beograd”, ka deklaruar, Radoica Radomiroviq.