Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protestë kundër ekstradimit të Dritan Goxhajt

Arrestimi i Dritan Goxhajt nga Policia e Tiranës, si kërkesë e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë më 31 korrik, u bë shkak që këtë të diel në sheshin Skënderbej të mblidheshin një grup patriotësh në emër të ish-luftëtarit të UÇK-së.

Gjatë protestës së organizuar nga shoqata ‘Krahu i Shqiponjës’, ata kërkuan lirimin e Goxhajt dhe këmbëngulën që ai të mos ekstradohet jashtë vendit pasi nuk ka bërë asnjë krim.

Avokati i Goxhajt, Bashkim Nikolla e sheh vendimin të padrejtë e me ndikim politik dhe thekson se klienti i tij është i pafajshëm.

Ish ushtari i UÇK-së po gjykohet për dy akuza “pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrave” dhe “frikësimin gjatë procedurës penale”./Top Channel/