Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lista Serbe: Sulmi ndaj pronës së deputetëve të partisë sonë është pasojë e retorikës së regjimit në Prishtinë

Lista Serbe ka reaguar pasi që në oborrin e lokalit në afërsi të shtëpisë së deputetit të kësaj partia, Zoran Maksimoviq raportohet se është hedhur një mjet shpërthyes.

Lista Serbe përmes një njoftimi ka dënuar ashpër këtë sulm dhe ka kërkuar që drejtësia të jetë përgjegjëse për këtë akt.

“Është e nevojshme që urgjentisht të konstatohen të gjitha faktet dhe rrethanat e këtij sulmi, sepse është e papranueshme që pa arsye të sulmohen qytetarët, e sidomos përfaqësuesit e popullit serb. Nuk duam të paragjykojmë rrjedhën e hetimeve, por seria e sulmeve ndaj serbëve në jug të Kosovës janë pasojë e retorikës së regjimit në Prishtinë dhe mosndëshkimit të javëve të kaluara.” – thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ata tutje kanë thënë se pasiguria e qytetarëve serbe është pasojë e pasivitetit të institucioneve kompetente të sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare.

“Ndajmë qëndrimin e qytetarëve se pasiguria e serbëve është pasojë e pasivitetit të institucioneve kompetente të sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare të cilat janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët në këtë fushë.” – thuhet në përfundim të reagimit.