Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 06:10, qytetarët po presin nga 30 deri në 60 minuta për të dalë dhe për të hyrë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Këto dy vendkalime kufitare tash e disa ditë kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave, pritja e qytetarëve në këto dy pika kufitare ka zgjatur deri në pesë orë.
Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, nuk raportohet për kolona.