“Je shëndoshur shumë”! Ky ishte “preteksti” i të dashurit të Bebe Rexhës për t’u ndarë nga ajo.
Ky ka qenë lajmi që ka qarkulluar më së shumti së fundmi, por tashmë duket se këngëtarja shqiptare me famë botërore e ka hedhur pas krahëve.
Si pasojë e turneut të saj, artistja e famshme ka udhëtuar drejt shteteve skandinave dhe atyre baltike, ku ka performuar në Suedi dhe Lituani.
E teksa publikoi një video nga turneu i saj, Rexha në një moment shihet nën shoqërinë e një mashkulli misterioz, teksa e ka kapur për krahu. Ajo nuk ka treguar nëse djali në fjalë mund të jetë thjeshtë dikush nga ekipi i saj, apo ndonjë person tjetër.
Është shumë herët të themi se me doemos ai është partneri i saj, mirëpo ky detaj ka tërhequr vëmendjen e fansave të Bebes në internet.