Është hapur ekspozita “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi” nga autorët Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, në Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi kontributin e familjes Lleshi për çlirimin e Kosovës.
Ai tha se Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.
Hapjen e kësaj ekspozite e mirëpritën familja Lleshi, ndërsa autorët thanë se kjo ishte më e pakta çka mund të bëhet për kontributin e familjes Lleshi për Kosovën.