Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vdes një 51-vjeçar, u godit me grushte nga një person pranë Gjykatës së Vlorës

Një 51-vjeçar ka humbur jetën, pas një konflikti të çastit me dy persona në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se A.M., ka humbur jetën pasi është goditur me grusht nga një tjetër person.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një kancelarie.

Bëhet me dije se viktima është konfliktuar me dy persona të tjerë, të cilët e kanë goditur dhe 51-vjeçari, punonjës ndërtimi, ka humbur jetën.

Tags: