Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës akuzon Serbinë për agresion institucional ndaj Kosovës njëjtë sikurse Rusia në Ukrainë

 
   

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë se po e shkel marrëveshjen e Brukselit me emërimin e zyrtarëve serb në organet ilegale në disa komuna të Kosovës.

Këtë veprim të Serbisë Vela e quajti si agresion institucional i cili aplikohet vetëm nga Rusia në Ukrainë.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq.

Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, tha ai.