Biologët tregojnë disa mënyra si të trajtohet lëkura pas pickimit të mushkonjave
Ekspertët e medikamenteve kanë thënë se përdorimi i disa preparateve të pastrimit të trupit nuk do të ketë shumë efekt, sepse aromat nga të cilat mushkonjat tërhiqen janë komponime natyrore në trup që krijojnë aromën. Është një përzierje molekulash që njeriu prodhon atë sinjal.
Truri i mushkonjave sinjalizon kështu: “Ka një ushqim me gjak të ngrohtë, dhe unë duhet të shkoj atje.”
Varet nga mushkonjat se a kafshojnë më shumë apo më pak nëpër intervale kohore të ndryshme të ditës.
Biologët kanë shpjeguar se në një zonë të një qyteti mund të ketë mbi 70 lloje mushkonjash. Disa janë kafshues nate, disa preferojnë të kafshojnë në agim dhe muzg, e të tjera që kafshojnë gjatë gjithë ditës. Biologët thonë se për fat të keq, ka gjithmonë disa mushkonja që kërkojnë një kafshatë, pavarësisht në cilën kohë të ditës.
Në mënyrë që të ruheni nga pickimi ekspertët thonë se së pari, para se të spërkatni dhe të dilni jashtë, mendoni të vishni rroba që do t’i mbajnë insektet larg, si mëngët e gjata ose pantallonat e lehta. Nëse keni një fëmijë nën 2 muajsh, mund të vendosni fileto mushkonjash ose një batanije të lehtë mbi karroce.
Shumica e produkteve që gjeni në dyqan përmbajnë kimikatin e njohur si “DEET” ose “picaridin”. Të dyja janë të sigurta për t’u përdorur. Spërkatësit funksionojnë edhe kundër rriqrave, kështu që nëse jetoni në një zonë me rriqra, është dyfish e dobishme. Njerëzit ndonjëherë mund të kenë frikë në përbërësin i spërkatësve kundër mushkonjave i njohur si “DEET”, por nëse nuk spërkateni kur dilni jashtë, do të keni një rrezik më të madh të pickimit të insekteve. Përpiquni t’u përmbaheni preparateve të miratuar në faqet e internetit të “EPA” ose “CDC” në mënyrë që të keni mbrojtje afatgjatë e të sigurt po këshillojnë ekspertët medicional.
Rregulla kryesore që ta mbahen larg mushkonjat ekspertët kanë thënë se është të largoni ndonjë ujë të ndenjur që është diku rreth shtëpisë tuaj. Uji i ndenjur mund të shërbejë si një vend për shumimin e tyre prandaj duhet të largohet menjëherë.
Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar pickimin e mushkonjave?
Shumica e pickimeve të mushkonjave do të fryhen dhe vendi do të kruhet për një ose dy ditë dhe pastaj do të përmirësohen me kalimin e kohës. Përpiquni që të mos e gërvishtni lëkurën. Për të zvogëluar ënjtjen, aplikojeni akullin në vendin e pickimit. Për ta tharë pak vendin një përzierje e sodës së bukës dhe ujit do të ndihmojë, ose mund të përdorni pak krem antihistaminë.
Nëse vendi i pickimit vazhdon të bëhet më i madh, më i kuq dhe i nxehtë pas pesë deri në shtatë ditë, kjo mund të jetë një shenjë e një infeksioni bakterial të quajtur “celulitis”, dhe antibiotikët mund të jenë të nevojshme për ta trajtuar atë. Nëse filloni të përjetoni simptoma të tjera, si ethe, dhimbje koke ose dhimbje trupi, dhe mendoni se mund të lidhet me pickimin e mushkonjave, telefononi mjekun tuaj.