Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti ka pranuar dorëheqjen e Ministrit Mehaj, ky është emri që pritet ta zëvendësojë

 
   

Në Qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri i deritashëm i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Burimet thonë se për ministrin Mehaj ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

Të njëjtat burime konfirmojnë se kryeministri Kurti ka pranuar dorëheqjen e ministrit Mehaj, i cili ka kërkuar lirimin nga detyra.

Sipas burimeve Mehaj ka ofruar dorëheqje për arsye familjare.