Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se avioni i parë në Aeroportin e Ri Ndërkombëtarë të Vlorës pritet të ulet në vitin 2025.
Ai ka thënë se “Shqipëria turistike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade”.
“Mirëmëngjesi dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur “ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, ka thënë Rama.