Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ky është koloneli Ejup Maqedonci, pritet të jetë ministri i ri i Mbrojtjes

Ministri i ri i Mbrojtjes pritet të jetë koloneli i njohur u FSK-së Ejup Maqedonci.

Maqedonci tashmë ka pranuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti për këtë pozitë të rëndësishme.

“Koloneli i njohur u FSK-së Ejup Maqedonci do të jetë ministri i ri i FSK-së. Dje ai është takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe janë pajtuar për këtë pozitë”, ka thënë burimi i gazetës.

Gazeta ka tentuar ta kontaktoj Maqedoncin, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Para disa ditësh, Maqedonci kishte dalë në pension të parakohshëm.

Lajmi ishte bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjesnëpërmjet një komunikate për media.

“Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u mbajt ceremonia e përcjelljes për në pension të parakohshëm të kolonelit të FSK-së, Ejup Maqedonci. Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ndau mirënjohje kolonelit Maqedonci për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e MM-së dhe FSK-së”, thuhej në postim.

Kolonel Ejup Maqedonci ishte pjesëtar i luftës çlirimtare të vendit, komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit. Më pas në uniformën e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si komandant për një dekadë i Batalionit të Kërkim- Shpëtimit dhe për të vazhduar kontributin si pjesëtar i FSK-së në detyrën Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm.

Ndryshe Mehaj e udhëheq që dy vite Ministrinë e Mbrojtjes. Shefi i Ministrisë së Mbrojtjes, pra z. Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë, ndërsa ka jetuar për vite në Oslo të Norvegjisë.

Në vitin 1999 i ishte bashkuar forcave të armatosura norvegjeze, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.