Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E konfirmon Maqedonci: Do të jem ministër i Mbrojtjes

 
   

Kolonel Ejup Maqedonci do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti. Këtë e ka konfirmuar vetë ai për kp.

Ai do të pasojë ministrin Armend Mehaj, dorëheqja e të cilit ende nuk është publikuar, por për të cilën u raportua më herët.

Së fundmi, Maqedonci ishte oficer me përgjegjësi primare për ushtrimin e madh “Defender Europe 23”.

Maqedonci, i cili ka përvojë të gjatë ushtarake, ka shërbyer edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.