Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Më shau i pari. Nuk doja ta vrisja’! Zbardhet dëshmia e Rei Metës për krimin në Vlorë

Rei Meta, autori i vrasjes së Armando Meshaut ditën e djeshme në Vlorë ka folur para policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Meta ka thënë se 55-vjeçari e ka ofenduar teksa ishin duke debatuar dhe pretendon se e ka goditur për vetëmbrojtje.

“Debatuam, ai më shau i pari. Nuk kisha për qëllim ta vrisja, e bëra për vetëmbrojtje”, ka deklaruar Rei Meta.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (7 gusht) në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës. Meta e ka goditur viktimën me 2 grushte, në fytyre dhe pas koke dhe Armando Meshau ka rënë në tokë, ku ka goditur kokën në pllaka dhe kjo ka rezultuar fatale për të.

Autori i ngjarjes është larguar nga skena e krimit dhe u kap rreth 4 orës pas vrasjes, në zonën e Lungomares.