Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili dha dorëheqje sot nga ky post.
Abbott në një postim në ‘Twitter’ përmendi edhe bashkëpunimin në raportet Kosovë-Mbretëri e Bashkuar në fushën e mbrojtjes.
“Më vjen keq të dëgjoj se Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes. I jam mirënjohës për kontributin e tij pozitiv në marrëdhëniet e mbrojtjes Mbretëri e Bashkuar-Kosovë gjatë dy viteve e gjysmë të fundit dhe i uroj atij mirë në të ardhmen”, shkroi ai.
Një ditë para dorëheqjes, Mehaj ishte takuar me ambasadorin britanik, me të cilin tha se ka folur për projekte të përbashkëta dhe mbështetjen e ardhshme britanike ndaj Kosovës në fushën e mbrojtjes.