![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/kurti-e-falenderon-edhe-nje-here-mehajn-bashkeshortes-se-tij-i-deshiroj-sherim-te-plote-e-te-shpejte_64d35473c7e98.jpeg?resize=850%2C638&ssl=1)
Kryeministri Albin Kurti e hapi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke i uruar mirëseardhje në kabinetin qeveritar ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Pasi i uroi mirëseardhje Maqedoncit, Kurti e falënderoi Armend Mehajn dhe i uroi shërim të shpejtë bashkëshortes së tij.
“E falënderoj edhe njëherë përzemërsisht për kontributin, angazhimin dhe dedikimin pashoq ish-ministrin Armend Mehaj, ndërkaq bashkëshortes së tij i dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë”, tha Kurti.
Ndërsa Maqedoncit, Kurti i uroi “punë të mbarë”.