Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Katër kombinimet më të këqija të dashurisë, sipas Horoskopit

Disa shenja të Horoskopit janë aq të ndryshme sa nuk mund të qëndrojnë së bashku.

Ashtu si sipas Zodiakut ka çifte që janë një kombinim veçanërisht i mirë për dashurinë, ashtu, sipas astrologëve, ka edhe nga ata, lidhja e të cilëve është e destinuar të dështojë.

Dashi dhe Akrepi

Dashi dhe Akrepi udhëhiqen nga planeti Mars. Nëse e duan njëri-tjetrin, e duan njëri-tjetrin dhunshëm dhe pa kompromis, me shumë pasion. Megjithatë, edhe pse sundimtari i tyre është i njëjtë, përfaqësuesit e këtyre shenjave të Zodiakut janë shumë të ndryshëm për të mbijetuar në planin afatgjatë. Dashi është më spontan, digjet dhe shpërthen lehtësisht dhe ndershmëria e tij mund të jetë e padurueshme në ato momente. Ndryshe nga ai, Akrepat “helmues” presin një mundësi për të “rikthyer” favorin, por në mënyrë djallëzore, të cilën Dashi nuk mund ta tolerojë.

Binjakët dhe Bricjapi

Në fillim ata mund të jenë interesantë për njëri-tjetrin. Me kalimin e kohës, bezdisja e ndërsjellë fillon deri në atë masë sa marrëdhënia e tyre bëhet e padurueshme. Bricjapi i kushton shumë vëmendje planifikimit, saktësisë dhe rendit, ndërsa Binjakët janë spontan, lozonjarë, të nxituar dhe shpeshherë shumë të papërgjegjshëm. Thjesht janë aq të ndryshëm sa që pas një kohe prishja e marrëdhënies bëhet e pashmangshme.

Gaforrja dhe Ujori

Gaforrja është thellësisht emocionale dhe dëshiron të ndihet e sigurt dhe e mbrojtur, ndërsa Ujori i është përkushtuar gjithë botës. Gaforrja kërkon me egoizëm kohën dhe vëmendjen e Ujorit, gjë që fillon ta bezdisë sepse ajo ka prioritete të tjera. Në këtë situatë, Gaforrja do të lëndohet dhe Ujori do të jetë konfuz. Gaforrja do të tërhiqet në vetvete dhe Ujori do ta marrë këtë si një shenjë të qartë se duhet të largohen nga marrëdhënia.

Virgjëresha dhe Shigjetari

Shigjetarit i pëlqen të bëjë atë që i përshtatet në atë moment, pa bërë një plan të qartë. Ai priret të injorojë detyrimet dhe t’i nënshtrojë ato kënaqësisë së tij. Virgjëresha është e kundërta e gjithë kësaj, me të gjithçka është planifikuar qartë dhe detyrimet janë para çdo gjëje tjetër. Ajo është e tronditur nga tekat dhe aventurat e Shigjetarit, ndaj do të bëjë të pamundurën për ta frenuar atë, gjë që ai do ta perceptojë si “mbytje” dhe kontrollim të lirisë së tij. Në atë situatë, e vetmja gjë e garantuar është përfundimi, për shkak të dallimeve të papajtueshme./abcnews.al