Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bislimi emëron këshilltar politik Ragmi Mustafin

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka emëruar Ragmi mustafin si këshilltar politik të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Mustafi.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafi thotë se ky emërim është mundësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer Kosovës dhe Luginës në kuadër të kabinetit të Bislimit.

“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi.

Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” ka thënë Mustafi në njoftimin e tij.