Zgjatja e dialogut Kosovë-Serbi i konvenon kësaj të fundit. Kështu ka vlerësuar analisti politik, Melazim Koci. Ai ka thënë se Serbia është përfituese në dialog, pasi ka ndal procesin e njohjeve të Kosovës përmes tezës “ndaleni njohjet se jemi duke dialoguar”
Por, Koci thotë se logjikës së Serbisë për zgjatje të dialogut do t’i vije fundi së shpejti.
Sipas tij, nëse kjo nuk bëhet me iniciativë të tjerëve duhet bërë nga Kosova, për të refuzuar dialogun në pafundësi.
“Kur ka filluar dialogu Serbia ka dal me tezën ndaleni njohjet sepse ne jemi duke dialoguar.. Prandaj atyre u konvenon zgjatja e dialogut deri në rraskapitjen e Kosovës, por kjo logjikë do të marrë fund shpejt. Nëse jo me iniciativë të tjerëve të bëhet me të Kosovës. Kosova duhet të dal me tezën që është e gatshme të përmbush marrëveshjen franko-gjermane, por jo të dialogojë në pafundësi me Serbinë pa e parë askund njohjen që është promovuar para disa vitesh..”, ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhjet e mundshme të reja në katër komunat veriore ai tha se rruga më e mirë do të ishte dorëheqja e kryetarëve aktual.
Por, ai tha se bojkotomi nga serbët nën presionin e Beogradit i zgjedhjeve mund të ndodhë përsëri, krejt kjo sipas tij, si pjesë e lojës së Beogradit për mos zbatim të planit franko-gjerman.
Koci, vlerëson se kjo nuk do duhet ta shqetësonte Kosovën. Krejt sipas tij çfarë duhet të bëjë Kosova, është rruga ligjore për zgjedhje të reja.