Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell.
IHK-ja po ashtu njofton se e premtja do të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.