![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/varrimi-i-viktimes-ne-runik-behet-sot-ne-pemishte_64d5e9bd2b75e.jpeg?resize=850%2C616&ssl=1)
Sot varroset Nexhmentin Loshi 39 vjeçar, i cili mbeti vrarë nga të shtëna me armë zjarri në një lokal në Runik të Skenderajt,
Të afërm të familjes Loshi kanë njoftuar se sot në ora 15:00 në vazrrezat e fshatit Pemishtë varroset Nexhmedin Loshi.
“Ju njoftojmë se varrimi i Nexhit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Pemishtë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas policisë, të dyshuarit që kanë shtënë me armë në lokal akoma janë në arrati, ndërkohë edhe tre persona tjerësi pasojë e plagosjes janë duke u trajtuar në QKUK.