![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/bashkatdhetaret-po-presin-pese-ore-e-gjysme-ne-merdar-per-te-dale-nga-kosova_64d687f048a4b.jpeg?resize=850%2C478&ssl=1)
Po vazhdojnë pritjet e gjata për bashkatdhetarët tanë për të dalë nga Kosova.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar sipas raportit të fundit të lëshuar në orën 19:56, ka bërë të ditur se mërgimtarët janë duke pritur deri në pesë orë e gjysmë te pika kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Ndërsa, sipas të njëjtit raport, te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ata po presin deri në një orë e gjysmë për të bërë daljen e tyre nga Kosova.
Po ashtu, për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.