Anton Berisha ish-ambasador i Kosovës ka reaguar pas vizitës jozyrtare të kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vend se Kurti të jetë prezent në qendrat si Bruksel, Washington, Berlin, Paris, Romë, Tiranë apo Shkup, ai po shkon në periferi.
“Ne vend qe te shpalos idete reale aty ku vendoset per shtetin e Kosoves dhe per shqiptaret ne rajon, ai merret me dokrra te bashkimit ne qiell e ndarjes ne toke.” – ka shkruar tutje ai.
Në fund, ai ka thënë se nuk është problem që qendrat perëndimore nuk e vlerësojnë Kurti, por problemi është “në marrëzinë e tij politike”.
Postimi i tij plotë:
Kryeministri i Kosoves, ne vend te jete prezent ne qender, Bruksel, Ëashington, Berlin, Paris, Rome, Tirane, Shkup, ai eshte prezent ne periferi.
Ne vend qe te shpalos idete reale aty ku vendoset per shtetin e Kosoves dhe per shqiptaret ne rajon, ai merret me dokrra te bashkimit ne qiell e ndarjes ne toke.
Nuk eshte problemi qe qendrat perendimore nuk e vleresojne Albin Kurtin te cilin e kane sanksionuar e izoluar politikisht, problemi eshte qe ne marrezine e tij politike, Kosova eshte duke shkuar mbrapa perderisa kryeministri merret me perralla neper skutat e lagjeve.