Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radhë kilometrike, emigrantë e turistë të huaj presin të hyjnë në Shqipëri

Radhë kilometrike janë krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare me Greqisë, teksa qindra makina presin të hyjnë në vendin tonë.

Siç raporton Top Channel, në pjesën greke të doganës së Kakavijës, është krijuar një radhë më e gjatë se katër kilometër.

Janë qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj që presin për të kaluar në tokën shqiptare.

Policia greke në Kakavijë njofton se aktualisht po punohet me 3 sportele dalje dhe 3 hyrje, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të shtojnë edhe një tjetër sportel në çdo krah.