Avokatja kosovare që jeton në Gjermani, Xhevahire Kloppner, ka thënë se avokatët kosovarë që duan të punojnë në Gjermani, duhet që patjetër të aprovohen nga Dhomat e Avokatëve Gjermanë.
Avokatja Xhevahire Kloppner ka thënë se lajmi të cilin ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e dha se avokatët kosovarë do të mund të punojnë në Gjermani, nuk është i plotësisht i vërtet.
Kloppner tha se për t’u pranuar nga Dhoma e Avokatëve Gjermanë duhet pasur një Diplomë Avokatie që është kryer në Gjermani ose shtetet e BE-së.
Kurti i kërkoi Maqedonisë së Veriut të rrijë larg nga Serbia, Petkoviq: Beogradi, miku më i madh i Shkupit
“Pasi që avokatët nga Kosova e kanë kryer shkollën dhe kanë studiuar sipas ligjit të Kosovës, ata rrjedhimisht nuk munden me e ditë ligjin gjerman, edhe si të tillë nuk munden me punu si avokatë në Gjermani”, tha ajo.
Më tej, Kloppner tha se Ministria e Drejtësisë së Gjermanisë vendosë pa e pyetur fare Parlamentin e Gjermanisë se cilat shtete jashtë Bashkimit Evropian i plotëosjnë kushtet për të ofruar shërbime juridike në Gjermani.
“Kjo dmth që Parlamenti nuk mundet me një deklaratë politike ose me një vendim të thjeshtë me marrë vendim me ua pranu diplomat e avokatëve (qysh e keni paraqitë ju në postimin e juaj), por e vendos Ministria e Drejtësisë për atë punë sipas rastit”.
Kloppner më tej tha se avokatët nga Kosova munden sipas ligjit ekzistues në Gjermani, më së shumti të ofrojnë shërbime të përkohshme këshilldhënëse juridike vetëm për raste që lidhen me ligjet e Kosovës ose ligjet ndërkombëtare.
“Për shembull, ndonjë rast emigrimi ose azili për shtetas të Kosovës, ose ndonjë rast penal i kryer në Kosovë e kur i dyshuari ikë në Gjermani”, tha ajo.
“Edhe për të bërë punë këshilldhënëse duhet të pranohen e licencohen nga Oda e Avokatëve Gjerman, gjë që është gati 99 për qind e pamundur”.
“Kjo Gazetë Zyrtare që e keni postuar ju, nuk ka sjellë asnjë ndryshim funksional dhe praktik në mundësinë e punësimit të avokatëve kosovarë në Gjermani, përpos që i ka informu gjermanët që në Kosovë, avokatu quhet avokat ose advokat”, shkroi Kloppner.