Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Spartak Ngjela ia kujton deputetit grek se si Serbia e humbi Kosovën, ka një paralajmërim të fortë për Çamërinë

 
   

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ndaj deputetit grek, Angelos Syrigos, cili ka kërkuar nga autoritetet shqiptare lirimin e një të dënuari me gjyq.

Sipas avokatit Ngjela, kjo vërteton se politika greke paska financuar blerësin e votave në Himarë.

Sipas tij, frika e politikës greke është për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar.

“Por këta që shkruajnë pallavra ose janë injorantë, ose janë mbeturinat e pushtuesve të tokave shqiptare nga serbët dhe nga grekët. Sepse i ka trembur gjithmonë karakteri historik shqiptar i Kosovës dhe Çamërisë. Por serbët e humbën pushtimin e tyre të Kosovës, dhe Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar. Po Çamëria? Edhe Çamëria drejt asaj rruge është duke shkuar. Dhe koha e solli që, e gjithë etnia shqiptare autoktone në Gadishullin Ilirik, eshtë duke ecur drejt bashkimit, pas një vuajtje rreth 200 vjeçare të një atishqiptarizmi të përbindshëm kundër saj”, shkruan ai.

Postimi i plotë i avokatit Ngjela:

Ç’është ky deputet grek që vjen këtu, takon një shitblerës votash në Himartë, një farë Beleri, Beleri, a thua se ky individ keqbërës, i kapur për shitblerje votash dhe i dënuar nga gjykata shqiptare për krim zgjedhor, na qenkërka një hero.

Por, fakti që një deputet i Greqisë, zoti Angelos Syrigos vjen dhe kërkon lirimin e një të dënuari me gjyq nga një qjykatë shqiptare, sepse ky ka blerë vota dhe është kapur në flagrancë për kryerjen e një krimi, vërteton se politika greke na e paska financuar blerësin e votave në Himarë.

Dhe frika e politikës greke është për faktin që tani po kuptohet se çështja e Çamërisë shqiptare është një fakt historik që tani po shkon drejt të hapjes së historisë keqbërëse antishqiptare, si një krim ky që Greqia ka bërë në vitin 1946 kundër popullit shqiptar.

Dhe tani, në një kohë të tillë historike, politika greke kërkon t’i bëjë presion Shqipërisë me një çështje që ka të bëjë me një krim që është kapur në flagrancë në Himarë.

E kuptoni se në çfarë gjendje qesharake qëndron politika greke kundrejt Shqipërisë?

Pse mund t’i kundërvihet politika dhe të rrëzojë vendim gjyqësor?

Turp që kjo të mendohet nga një politikë e një vendi të Bashkimit Evropian!

Sepse po kuptohet që e ka shqetësuar e vërteta shqiptare që po ecën përpara përditë e më shumë.

Po politika greke, ende nuk e ka kuptuar forcën e sotme të shtetit shqiptar?

Dhe është për të qeshur se këtë Belerin politika greke, me këtë Syrigos- in, na e quan edhe minoritar.

Po ku ka minoritarë në Himarë! atje ka disa fakirë që marrin pension nga Greqia, dhe flasin përçart.

Himara ka qenë dhe është qëndra e Labërisë.

Ti Syrigos, a i ke dëgjuat këngët labe të Himarës?!

Por ju jeni të degraduar nga mendimi fals i një farë Greqie të Madhe. Në një kohë kur sot në atë Greqi ka rreth 6 milionë shqiptarë që quhen arvanitas.

Është për të qeshur, se këta fakirë ende kanë besimin se mund të pushtojnë Shqipërinë e Jugut. Humor i madh ky, dhe përçartje mendore që ka 200 vjet që mundon injorancën greke, sepse dhe vetë grekëve nëpër shkolla ende i fshihet me gënjeshtra historia reale e asaj që ata i thonë Greqi.

Injorantë kudo…

Por që tani janë katandisur kokoshi një thelë, se arvanitasit në Greqi nuk kanë më frikë të flasin shqip.

Dhe kisha greke po e vuan.

Kurse ne shqiptarët po qeshim. Por kisha greke e di se krishterimi në Gadishullin Ilirik ka ardhur nga Shqipëria dhe shqiptarët. Dhe shqiptarët i ka takuar me krishterimin dhe me Jezu Krishin, Shën Pali, që ka zbritur në Durrës dhe e ka sjellë krishterimin në Iliri dhe në Arbëri, dhe se dioqeza e krishterë e Durrësit është themeluar në vitin 95 pas Krishtit.

Kurse krishterimi në Greqi ka hyrë rreth 500 vite më pas, kur në Shqipëri ai ishte kthyer në një fe kryesore.

Por këta që shkruajnë pallavra ose janë injorantë, ose janë mbeturinat e pushtuesve të tokave shqiptare nga serbët dhe nga grekët. Sepse i ka trembur gjithmonë karakteri historik shqiptar i Kosovës dhe Çamërisë.

Por serbët e humbën pushtimin e tyre të Kosovës, dhe Kosova tani është një shtet i pavarur shqiptar.

Po Çamëria?

Edhe Çamëria drejt asaj rruge është duke shkuar. Dhe koha e solli që, e gjithë etnia shqiptare autoktone në Gadishullin Ilirik, eshtë duke ecur drejt bashkimit, pas një vuajtje rreth 200 vjeçare të një atishqiptarizmi të përbindshëm kundër saj. Se ndërkohë në historinë a Gadishullit Ilirik po triumfon e vërteta historike e shqiptarizmit.

Prisni dhe shikoni…