Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të paktën 89 persona të vdekur nga zjarret në Havai

Tetëdhjetë e nëntë persona janë konfirmuar të vdekur në zjarrin Maui që rrafshoi qytetin historik të Lahaina, duke shënuar zjarrin më vdekjeprurës në ShBA.

Numri i viktimave mund të rritet “dukshëm”, paralajmëroi guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ndërsa puna mjeko-ligjore raportohet se vazhdon për identifikimin e viktimave.

Qindra persona kanë mbetur të pagjetur, ndërsa qindra të tjerë kanë mbushur strehët në të gjithë Maui pasi u larguan nga flakët, raporton BBC.

Zjarri do të jetë “sigurisht fatkeqësia më e keqe natyrore që Hawaii është përballur ndonjëherë”, tha guvernatori Green.

“Ne mund të presim dhe të mbështesim vetëm ata që jetojnë. Fokusi ynë tani është të ribashkojmë njerëzit kur të mundemi dhe t’u sigurojmë atyre strehim dhe t’u ofrojmë kujdes shëndetësor, dhe më pas t’i drejtohemi rindërtimit”, tha ai.

Ndërsa, zjarret tani janë kryesisht nën kontroll, përpjekjet për shuarjen e plotë të tyre po vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë rreth Lahaina, e cila është shkatërruar.

Autoritetet kanë përqendruar përpjekjet në krehjen e asaj që ka mbetur nga zona bregdetare e ishullit, duke përdorur qen nuhatës të trajnuar për të zbuluar trupat për të kërkuar shenja kufomash nën rrënoja. Deri më tani, ata kanë mbuluar vetëm 3% të zonës së kërkimit, tha shefi i policisë së Maui, John Pelletier dukshëm emocional.

Në strehën e urgjencës në Kompleksin Memorial të Luftës Maui, qindra të evakuuar vazhduan të mblidheshin, duke marrë ushqim, tualetin dhe ndihmë mjekësore nga një numër ende në rritje vullnetarësh./teve1.info/

 

Tags: