Fluturimi i Malaysia Airlines është anuluar pasi një pasagjer ka filluar të bërtasë me të madhe në mes të avionit “a jeni robër të Allahut”.
Ky shpërthim i pasagjerit jo vetëm tmerroi pasagjerët e tjerë në avion, por dhe shkaktoi vonesa shumë të gjata për udhëtarët.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale duket një burrë i cili qëndron në mes të bordit të avionit. Ai thotë se emri i tij është Muhamed dhe se është “rob i Allahut”, ndërsa “detyron” pasagjerët e tjerë aty pranë që të përsërisin se ata janë gjithashtu “robër të Allahut”.
“Ai hapi zinxhirin e çantës së shpinës, futi duart brenda, bëri sikur kishte diçka të rrezikshme në të dhe filloi duke bërtitur me sa kishte në kokë, pikërisht pranë sediljes time. S’kam qenë kurrë në jetë më i frikësuar,” – u shpreh një nga udhëtarët.
#Sydney Airport is suffering at the hands of this lunatic as he has taken #MH122 hostage. Praying for everyone’s safety and well being.
Where is Airport security?! Its been well over an hour since the plane has landed back!!! pic.twitter.com/rSWExD9EXm
— Jawad Nazir ✈ (@jawadmnazir) August 14, 2023