Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria pas reagimeve për vizitën e Kurtit në Shkup e Tetovë: Ali Ahmetin e takuam në Strugë, kabinetët qeveritare kanë kontakte të rregullta

Në opinionin publik ka pasur shumë kritika për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

Brenda Kosovës është thënë se Kurti dëshiron ”të përçajë shqiptarët“, ndërkaq presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Kurti ”promovoi Shqipërinë e Madhe“.

Për vizitën e tij ka pasur kritika edhe në Maqedoninë e Veriut.

Por Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës i ka thënë Gazetëa Express se Kurti në muajin qershor ishte takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Ai thotë se marrëdhëniet shtetërore në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, duke përmendur edhe mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy-qeverive.

”Vizita e Kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut u bë me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidhë fshatin Vicë me fshatin Sellcë“.

”Në mes të muajit qershor, po ashtu me ftesë kryeministri Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Prespës, në Strugë, në kuadër të së cilit ai kishte zhvilluar takime edhe me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti“.

”Ndërkaq që sa i përket nivelit të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne kujtomë që dy qeveritë për të herë të parë kishin mbajtur një mbledhje të përbashkët në shtator të vitit 2021, si rezultat i marrëdhënieve të mira dhe interesave të përbashkëta. Komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt“, ka thnëë Kryeziu. /Express