Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka quajtur skandaloz faktin që Kosova po vazhdon të importoj thëngjill, duke qenë fuqi evropiane e botërore me thëngjill.
Shala ka bërë disa pyetje publike për këtë situatë duke thënë se përgjigjen i di dhe duhet t’i jap vetëm kryeministri Kurti.
“Kosova Importon Thengjill – a ka mundësi edhe kjo të ndodh!?
Në këto ditë pushimi, Qeveria nuk po stabilizohet assesi.
Sot nuk po i numëroj aferat politike e as ato ekonomike, si ato në sektorin e energjisë, rezervat shtetërore të grurit, vajit etj.
Por sot po ngris shqetësimin ekonomik e logjik;
Kosova është fuqi europiane e botërore me rezervat e thëngjillit, mbi 12 miliard ton lignite në tri bazenet:
Ai i rrafshit të Kosovës,
Ai i rrafshit të Dukagjinit dhe
Ai i rrafshit të Drenicës.
E fatkeqësisht, Feronikeli sot importon 10,000 (dhjetë mijë) ton thëngjill në muaj nga Mali i zi, për nevoja industriale të saj. Krejt kjo çmenduri ekonomike e Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë e cila udhëheqë dhe menaxhon ndërmarrjen publike KEK.
Pse Feronikeli importon thëngjill, e Keku nuk e furnizon me atë!?
Pse po ndodh e gjithë kjo?
Pse Feronikeli është pak kilometra nga Keku?
Pse Feronikeli punëson mbi 800 punëtorë në linjë direkte, e mbi 1500 indirekte?
Pse Feronikeli është në Drenas?
Apo pse Feronikeli është ndërmarrje private dhe investitori i jashtëm?
Këto përgjigje i din vetëm Kryeministri Kurti” shkruan Shala në reagim