Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për 9 ditë do të mbyllet për qarkullim të veturave rruga “Ismet Krasniqi”.
Përmes një postimi në Facebook, KRU thotë se kjo mbyllje e rrugës do të bëhet për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit, përcjell teve1.info.
“Njoftohen banorët që, për shkak të realizimit të punimeve në rehabilitimin e gypit të ujësjellësit në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ ( segmenti nga Reifeisen Bank deri te rruga e Herticëve) dhe me pëlqimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, e në koordinim me Policinë e Kosovës, kjo rrugë do të mbyllet për qarkullimin e makinave nga data 16.08.2023 deri më datën 24.08.2023, prej orës 7:30-17:00”, thuhet në njoftimin e tyre./teve1.info/.