Sot është arrestuar në Shqipëri Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, nën dyshimin për trafikim të drogës.
Më saktësisht, policia e Shqipërisë konfiskoi 11 mijë doza ekstazi në Tiranë.
Nacionale ka siguruar videon e pastër teksa Mujeci hy në komisariat nën përcjelljen e një polici.
Në fakt, në këto pamje shihet fytyra e Mujecit, të cilat janë pamje të publikuara edhe nga policia shqiptare, e cila ishte kujdesur të ia mbulonte fytyrën Mujecit, që u përjashtua nga VV-ja pas këtij arrestimi.